MEKSIKE– Një vrasës serial meksikan është dënuar as më pak e as më shumë po me 301 vite burg për përdhunimin dhe vrasjen e të paktën 6 grave.

Cesar Logorreta, i njohur me nofkën 'El Coqueto', punonte si shofer autobuzi. Krahas dënimit me 3 shekuj burg Logorreta duhet t’i dëmshpërblejë familjet e viktimave me nga 77 mijë dollarë.

Pas leximit të dënimit familjet e viktimave kanë nisur të qajnë dhe kanë duartrokitur trupin gjykues për vendimin e dhënë.