TALIN, 11 korrik 2013 – Tre shqiptarë kanë kërkuar strehim politik në një shtet të ftohtë baltik, ish-republikë sovjetike, aktualisht vendi i BE-së.
Sipas të dhënave të policisë dhe rojës kufitare estoneze, 24 vietnamezë kanë kërkuar azil në Estoni, kryesisht në vitin 2013, njofton Leta / Postimees Online.
Gjithashtu 7 pakistanezë, 6 rusë, 4 gjeorgjianë, 3 shqiptarë, 2 iranianë dhe nga 1 tunizian, afgan, australian, kroat, sirian, turk dhe bjellorus kanë dorëzuar kërkesa për azil gjatë tre muajve të fundit, tha një zëdhënëse e policisë dhe rojës kufitare estoneze.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





