ITALI – 3 shtetas shqiptarë janë arrestuar pasi kanë tentuar të arratisen nga burgu Algheri i Italisë. Mediat vendase, të cilat bëjnë me dije lajmin theksojnë se ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit. 

Nga hetimet paraprake mësohet se tre shqiptarët u munduan të zbrisnin murin e burgut me një litar të formuar nga lidhja e çarçafëve, por aventura e tyre është ndërprerë në mes, pasi janë gjurmuar dhe kapur menjëherë nga policia. Të burgosurit janë shoqëruar në qeli, ku do të vijojnë dënimin.