Drejtori i policisë së Vlorës, Gentian Shehaj ka njoftuar se 11 efektivë janë nën hetim për favorizim të kultivimit të kanabisit, ndërkohë që 3 të tjerë janë përjashtuar nga detyra.
Ai ka bërë me dije se efektivët po hetohen pasi për shkak të veprimeve apo mos veprimeve të tyre kanë favorizuar kultivimin e kanabisit.
Shehaj i bëri këto deklarata gjatë një takimi për koordinimin e punës së taskforcës për antikanabisin ku merrnin pjesë perfaqësues të Guardia Di Finanza, Delta force dhe përfaqësues të pushtetit vendor.





