Këtu më poshtë do të gjeni tre lloje njerëzish të cilët janë gjithmonë në kërkim për ndihmë – dhe tri përgjigjet e thjeshta që do i bëjnë këta njerëz të mendohen dy herë para se t’ju ‘ngecin’ punën e tyre.
1. Tipi ‘Jam kaq i mbytur – me argëtime’ personi
Le të themi se dikush në ekipin tuaj ju kërkon të ndërtoni një raport gjigand për të cilin ai është përgjegjës, sepse ai është i mbytur me një milion projekte të tjera. Dhe më pas ky person del jashtë për një pushim drake prej dy-orësh, ndërsa ju jeni zhytur thellë në PoëerPoint e tij. Kjo është qesharake – por jo tërësisht e pazakontë në qoftë se e keni pozicionuar veten si dikush që është i lumtur të ndihmojë një bashkë-punëtor.
Përgjigja
Përgjigjuni kërkesës me një email të thjeshtë që thotë: ‘Do të dëshiroja vërtët të ndihmoja, por duhet të kujdesem për X, Y, dhe Z më parë. Nëse lirohem disi këtë javë, patjetër do të bëjë me dije se si mund të të ndihmojë’.
2. Tipi ‘A mundesh ta kryesh këtë detyrë të komplikuar për mua?
Në këtë rast, ju ka të ngjarë të provoni të përballeni me këto projekte të avancuara, sepse ju mendoni se do i bëjnë përshtypje shefit tuaj. Dhe ju mund të keni të drejtë (përvec nëse nuk bëni një punë të mirë). Por nëse kolegu ju ngarkon të gjithë barrën, ju do të shpenzoni një sasi të madhe të kohës thjesht duke u përpjekur të kuptoni se si t’a nisni dhe në cfarë mënyrë ta trajtoni.
Përgjigja
Nëse ju ndodh dicka e ngjashme, dhe ju jeni të hapur për të mësuar procesin – mos kini frikë të përgjigjeni: ‘Unë do të dëshirojë shumë të ndihmoja, por përderisa ju jeni ekspertë, a do të ishit i gatshëm të më tregoni bazat? ‘ Ndërsa kjo detyrë mund të jetë tepër e thjeshtë për personin që kërkon ta kalojë tek ju, do ishte mirë ti kujtoni atij se nuk vlen e njëjta gjë edhe për ju.
3. Tipi ‘C’kemi, a jemi takuar më parë? A mund të më bëni një nder të vogël? ‘
Ka edhe nga ata që të kërkojnë ndihmë, sepse e dinë që ju mund ta kryeni lehtësisht detyrën në fjalë. Ekspertët nuk sugjerojnë se duhen ndihmuar vetëm bashkë-punëtorët me të cilët keni miqësi në zyrë, por nuk është ndonjë ndjesi e mirë kur njerëz të caktuar kontaktojnë vetëm kur e kanë lakun në fyt rreth afatit.
Përgjigja
Është padyshim e bezdisshme që dikush të kërkojnë vazhdimisht njënder nga ju pa pyetur aspak se si po kaloni. Dhe për shkak se është kaq e bezdisshme, është gjithashtu e natyrshme të dëshironi ti ‘tregoni dhëmbët’ ati personi. Por, përpara se të shkruani një email prej tre-paragrafësh për ta refuzuar, mendoni se çka ju mund të dëshironi nga kjo marrëdhënie.