Detaje të reja mësoheen rreth ngjarjes në Lushnjë, ku policia arrestoi 3 vëllezër pasi kishin rrahur motrën e tyre 60-vjeçare.
Tre vëllezërit, Astrit Koroveshi 42 vjeç, Pëllumb Koroveshi 53 vjeç dhe Ilmi Koroveshi 49 vjeç dyshonin se motra kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë arsye e kanë ndjekur në çdo lëvizje që bënte, raporton “BalkanWeb”.
Ngjarja e sotme, sipas dëshmitarëve, ndodhi në një rrugë pranë lokalit ku 60-vjeçarja ishte duke pirë kafe me një tjetër person në Lushnje.
Por përkundër veprimit të vëllezërve, bashkëshorti i 60-vjeçares ka deklaruar në polici se ai vetë nuk ka asnjë dyshim për tradhti dhe ka kërkuar nga kunetërit që të mos e përndiqnin më bashkëshorten e tij.





