Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 845 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 156 persona.

Po ashtu, Ministria njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 persona, duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë 266.

Ministria njoftoi se 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4791 që nga fillimi i epidemisë.