Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. 

Mësohet se tre të infektuar të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin Infektiv duke e çuar në 72 numrin në total.

“Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha në një dalje për mediat dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Kujtojmë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në qarkun e Durrësit kanë humbur jetën 12 persona për shkak të Covid-19.