Këngëtarja Barbana Dini është rikthyer në muzikë, tre vite pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, këngëtarit Ergi Dini. 

Në një intervistë për "Mirage" ajo shprehet se ky ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë pasi nuk e ka të lehtë të gëzojë pas humbjes të së vëllait.

"Ka qenë një kohë e gjatë për të marrë një vendim. Nuk e dija çfarë doja të bëja. Pata një rikthim të vogël por sërish u tërhoqa sepse kisha shumë gjëra të paqarta. Frymëzimi më vjen nga familja ime. Arritëm në konkluzionin se kam akoma shumë për të dhënë dhe për të thënë. Nuk është e lehtë të vazhdoj sepse duhet të dukesh gjithmonë në formë dhe të gëzosh edhe nëse nuk e ndjen. Është një pjesë që kam arritur ta superoj. Ergi ka qenë dhe është pjesë e pandarë e imja. Dëshira e tij më e madhe ka qenë të më shihte shumë sa më lart. Më mungon pjesa që i diskutonim gjërat bashkë. Vendin e tij nuk e zë askush."

E pyetur lidhur me planin e saj për një dasmë, Bardana e ka mohuar kategorikisht duke thënë se nuk do ta vishte kurrë fustanin e bardhë.

"Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar", ka thënë këngëtarja.