“U bëmë 6 ditë që vijmë këtu dhe askush nuk na pret. Kemi pritur të na japin atë që na takon. Nuk po gjej asnjë rrugëzgjidhje. Mua nuk më duket sikur jam në Shqipëri, sikur jam shtetas shqiptar”,- tha një nga banorët.

Njëri prej banorëve tregon se mori borxh 20 milionë lekë të vjetra për rregullimin e 3 shtëpive, por ende sot është në pritje të marrjes së dëmshpërblimit prej 10 milionë lekësh që ju premtua nga pushteti vendor. “Këta tallen me ne prej tre vitesh. Kam tre shtëpi me një hyrje dhe nuk kam marrë asnjë lekë.”,-thotë ai.

Sipas tyre, bashkia është justifikuar me faktin se paratë e destinuara për ta janë shpenzuar për banorët e prekur nga tërmeti, por qytetarët janë të vendosur të kërkojnë deri në fund dëmshpërblimin që u takon.

“Lekët tona janë shpenzuar për halle të tjera. Populli është akoma me duart bosh. Të paktën atë dëmshpërblim që kanë miratuar të na e kishin dhënë me kohë. Avokati i Popullit i thotë që janë kaluar të gjitha afatet dhe mosdhënia e dëmshpërblimit është nga neglizhenca e bashkisë Durrës.”

“Justifikohen që kemi bërë ndërtimet e tërmetit. Për ndërtimet i ka dhënë bota paratë. Ne duam dëmshpërblimin, ato që kanë vlerësuar duhet ti japin si një e një që bëjnë dy”- thonë banorët.

Më shumë se 15 familje presin dritën jeshile nga bashkia e Durrësit për dëmshpërblimin e dëmeve të pësuara.

Më 15 prill të vitit 2018, më shumë se 15 familje të Porto Romanos u përmbytën dhe prej 3 vitesh presin dëmshpërblimin. Megjithëse komisioni u vlerësoi dëmet, ata presin më kot kalimin e parave. Ankesën e tyre e kanë parashtruar edhe pranë Avokatit të Popullit, i cili përmes disa shkresave zyrtare i ka kërkuar bashkisë Durrës kalimin e shumës së dëmshpërblimit që u takon me të drejtë këtyre familjeve. Por edhe pse një përfaqësi e banorëve troket prej 6 ditësh në derën e bashkisë, askush nuk i pret, megjithëse i janë drejtuar këtij institucioni me një kërkesë të veçantë.

M.B