27 prill 2015 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë ka gjetur vdekjen pasi u aksidentua nga një makinë, në momentin që po luante në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në lagjen “Rus” të këtij qyteti.
Sipas policisë, Jetmir Pepaj, 38 vjeç, që po drejtonte autmojetin tip Benz me targa AA 313 GE ka goditur fëmijën me inicialet K.SH., 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.
Vogëlushi sapo kishte dalë nga banesa për të luajtur së bashku me shokët e tjerë, por për fat të keq kjo ishte loja e tij e fundit.
Forcat e policisë bllokuan mjetin, ndërsa shoqëruan drejtuesin e automjetit në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/