Një fëmijë vetëm 3- vjeçar fitoi një jackpot prej plot 1 milionë dollarësh nga një lotari. Ai u bë kështu fituesi i parë më i vogël, në historinë e lotarive Bonus Bonds
Bonus Bonds në Zelandën e re mbështetet tek investimet dhe njerëzit kanë shansin të fitojnë një çmim çdo muaj kundrejt dollarëve që ata vendosin.
Prindërit e djalit 3- vjeçar kishin hapur një llogari në emër të tij në Bonus Bonds që kur kishte lindur dhe kishin vendosur një kredi prej 250 dollarësh.
Familja nga Christchurch në Zelandën e Re, sapo ishte kthyer nga pushimet kur mësuan për fitoren e lotarisë. Ata thonë se djali i tyre ka lindur me fat që në momentin kur ka lindur pikërisht ditën e Krishtlindjes





