AUSTRALI – Një vogëlush në Australi i ka shpëtuar me shumë fat vdekjes, pasi para disa ditësh ai kishte gjetur disa vezë dhe i kishte futur në dollap, por ato kishin nxjerrë gjarpërinj.
Kyle Cummings, tre vjeç, i gjeti vezët pranë shtëpisë së tij, disa ditë më parë dhe i futi në një kuti plastike përpara se t’i fuste në dollap.
Të hënën mamaja e tij gjeti shtatë gjarpërinj në kutinë e të birit.
Sipas BBC, gjarpërinjtë janë shumë helmues. Autoritetet i kanë lëshuar gjarpërinjtë e gjatë 12-15 centimetër në natyrë.
Ekspertët thonë se edhe pse janë të vegjël, gjarpri ka sërish helm po aq vdekjeprurës sa një i rritur.
Shanset janë që ata nuk e shpojnë dot lëkurën me dhëmbë.