Dy dyqane në zonën e Plazhit në Durrës kanë rënë pre e hajdutit, natën e kaluar. Në të dy rastet, hajduti ka marrë prej njësive tregtare një sasi paketa cigaresh.

Ndërsa në një rast tjetër vjedhjeje, të regjistruar në datë 29 prill, në lagjen nr.12 të Durrësit, policia ka mundur të identifikojë hajdutin e shtëpisë së shtetasit S.D. 22 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin I.H., ndërsa në rastet e vjedhjes së dy njësive tregtare ende nuk është bërë i mundur identifikimi i hajdutit. Hetimet vijojnë.

Njoftimet e policisë:

  • Më datë 03.05.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit G.B vjeç 36, ku kanë marrë një sasi paketa cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.
  • Më datë 03.05.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.A, vjeç 31, ku kanë marrë një sasi paketa cigaresh.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.
  • Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.H, vjeç 26, banues në Durrës, pasi më datë 29.04.2018, në lagjen 12, ka vjedhur banesën e shtetasit S.D vjeç 22 banues në Durrës, ku ka marrë mallra e materiale me vlerë. Neni 134 të Kodit Penal.