ANGLI, 22 mars 2013 – Një shqiptar është dënuar nga gjykata britanike e qytetit të Bristolit, si pjesëtar në një bandë famëkeqe në shpërndarjen e heroinës dhe kokainës.
Shqiptari Erion Qela, 25 vjeç, u dënua nga gjykata me 3 vjet e gjysmë burg për trafikun e heroinës dhe kokainës. Së bashku me të u dënuan edhe 14 pjesëtaret e tjerë të bandës famëkeqe, Goodfellas, të cilët u dwnuan në total me 68 vite burg nga trupi gjykues.
Banda përdorte për korrierë fëmijë të moshave 10-vjeç, të cilët dërgonin sasitë e kokainës dhe heroinës në destinacione. Ishte pikërisht një nga këta fëmijë që ra nën gjurmët e policisë dhe kështu nisi edhe operacioni për kapjen e narkotrafikantëve.
m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





