KANADA, 24 mars 2013– Prej tre vjetësh kishte kruarje në shpinë që nuk e linin rehat, por sikurse u zbulua më vonë nuk bëhej fjalë thjesht për një shqetësim.
Në fakt Billy McNeely kishte të ngulur në shpinë tehun e një thike të gjatë 7 centimetra.
Burri shpjegoi se gjithçka lidhet me një ngjarje të ndodhur në prill të vitit 2010, gjatë festimit të ditëlindjes së tij në Fort Good Hope, në verilindje të Kanadasë.
Gjatë festimeve plasi një sherr dhe McNeely u qëllua me thikë pesë herë.
Mjekët e kuruan duke i qepur plagën,por nuk i bënë radiografi.
Që prej asaj kohe McNeely ka pasur një lloj problem në shpinë,e që për çudinë e tij aktivizonte çdo metal- detektor që kalonte.
Kur dhimbja u bë e padurueshme, ai u shtrua në spital, ku më në fund u zbulua misteri dhe thika iu hoq nga shpina.





