15 korrik 2015 –  Nëpër tekstet shkollore nuk flitet për “prapaskenat” e zbulimeve shkencore, teksa disa prej tyre janë bërë në kushtet të pamendueshme: në… ëndrra.

SHPEJTËSIA E DRITËS E ALBERT AJNSHTAJNIT

Kur ishte adoleshent fizikani i ardhshëm i madh Albert Ajnshtajn (Einstein) po shihte ëndërr sikur rrëshqiti me sajë në një greminë të mbuluar me borë. Saja po ecte me shpejtësi të madhe, dhe të gjitha ngjyrat e botës përreth u shkrinë në një…

Pas kësaj Ajnshtajni filloi të vrasë mendjen se çfarë procesesh ndodhin me shpejtësinë e dritës, dhe ky ishte fillimi i karrierës së tij shkencore. Kurse teoria e famshme e relativitetit është vetëm “efekt anësor” i kërkimeve që shkencëtari u kushtoi tërë jetën.

MODELI I ATOMIT I NILS BORIT

Fizikani danez Nils Bor (Niels Bohr) pa veten në ëndërr sikur ishte ulur në Diell, ndërkohë që të gjithë planetët rrotulloheshin rreth tij në tela / korda të holla. Kështu shkencëtari kuptoi se si është i ndërtuar model i atomit. Falë këtij zbulimi, emri i tij gjëmoi në të gjithë botën.

TABELA PERIODIKE E MENDELEJEVIT

Shkencëtari i famshëm rus Dimitri Mendelejev mendonte se 65 elementet kimike bazë duheshin vendosur në një rend të caktuar në varësi të peshës së tyre atomike. Por ai nuk ia arriti dot të nxirrte këtë ligjësi. Teksa po vriste mendjen për detyrën, kimistin e zuri gjumi dhe në ëndërr iu shfaq tabela, ku të gjitha elementet ishin në vendet e veta. Me t’u zgjuar, shkencëtari hodhi tabelën në letër, dhe më pas zbuloi se vendosja ishte e saktë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/