TIRANE, 23 mars 2013- Gjykata e Tiranës vendosi të mbyllë në qeli për 30 ditë, Pjetër Ndoin, i akuzuar për vepra të turpshme.
Në një seancë me dyer të mbyllura, 67-vjeçari i tha gjykatës se nuk ka kryer asnjë ngacmim ndaj 13-vjeçarit, për shkak se është i paaftë seksualisht.
Burime nga gjykata thanë se Ndoi u shpreh se policia e gjeti krejt rastësisht pranë një koshi plehrash dhe i kërkoi dokumente për verifikim, por duke u justifikuar se nuk kishte ndonjë lidhje me krimin e rëndë.
Ndërkaq, prokuroria pretendon se i moshuari ka kryer vepra të turpshme me të miturin, të cilit i jepte dhe para, ose ndonjëherë i linte për xhiro biçikletën e tij.
Gjykata pasi dëgjoi pretendimet urdhëroi mbylljen prapa hekurave të Ndoit për 30 ditë, kohë gjatë së cilës prokuroria duhet të urdhëroje ekspertët mjekoligjorë për të vërtetuar nëse i moshuari është ose jo i aftë seksualisht.





