8 qershor 2015 – Për gjykatësin e Sarandës, Rasim Dodën që akuzohet për korrupsion, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar 30 ditë burg si masë sigurie.
Doda akuzohet se ka kërkuar 80 mijë euro në këmbim të një vendimi në procesin gjyqësor me dy palë në qytetin e Sarandës.
Ai u arrestua tre ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me autorizim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/