Itali, 22 qershor 2014 – Financierët e qytetit të Montesilvanos, të provincës së Peskarës ushtruan kontroll në një garazh dhe në një automjet luksoz, prona të një italiani shitës ambulant paninesh.
Italiani dhe miku i tij Orges Dashi, 31 vjeç u arrestuan nga financierët. Gjatë kontrollit në garazh u gjetën 16 pako me kanabis me peshë 30 kg në total. Orgesit dhe italianit iu sekuestruan nga dy celularë secilit, si edhe 4 600 euro Orgesit, që dyshohen se janë fryt i shitjes së drogës.
Pozicioni i Orgesit, ish murator, aktualisht i papunë rëndohet, sepse ai ka precedentë të mëparshëm për drogë. Orgesi dhe italiani sapo ishin kthyer nga një udhëtim në Vlorë, ndërsa kishin hyrë në Itali nga Porti i Brindizit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





