Detaje të reja janë zbardhur nga pezullimi 4 zyrtarëve të bashkisë së Korçës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre sa i takon llogaritjes së paligjshme të taksave për ndërtime të caktuara duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 30 milionë lekësh.

Prokuroria ka gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte.

Zyrtarët e pezulluar, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit ndërkohë që për objektet e shërbimit dhe tregtisë, kjo taksë është 8% e vlerës së investimit.