Pasditen e sotme u bënë publik 30 lojtarët e nominuar për fitimin e trofeut më të rëndësishëm individual, “Topi i Artë”.
Mes kandidaturave nuk munguan emrat e të perhershmëve, Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi, por pati dhe emra të ri në listë si mesfushori Pedri i Barcelonës, apo dhe mbrojtësi Xhorxho Kielini i Juventusit. Rekordin e vendosi ylli portugez, Kristiano Ronaldo i cili u nominua për të 17 herë në karrierën e tij në listën e kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”.
15 herë është nominuar Mesi, që është gjithashtu dy vite më i vogël se CR7. Ndërkohë surprizë dhe emri i Pedrit që bëhet pjesë e listës në moshën 18-vjeçare, por duke mos thyer dot rekordin e moshës së Mbape që nominohej për top të artë në moshën 17 vjeç. Rekord dhe për Kielinin i cili duhet të priste fundin e karrirerës për tu nominuar në mes të 30 futbollistëve më të mirë të planetit.
37-vjeç është qendërmbrojtësi italian, tek i cili ka peshuar shumë triufmi në finalen e Kampionatit Europian me Italinë. Më poshtë është dhe lista e nominimeve për 30 futbollistet duke filluar nga lojtari që ka më shumë nominime në karrierë.
17 NOMINIME
Kristiano Ronaldo
15 NOMINIME
Lionel Mesi
10 NOMINIME
Karim Benzema
Nejmar
7 NOMINIME
Luis Suarez
6 NOMINIME
Kevin De Bryjne
Robert Levandovski
4 NOMINIME
Kylian Mbape
Luka Modriç
3 NOMINIME
Harri Kejn
Ngolo Kante
Riad Mahrez
Muhamed Salah
2 NOMINIME
Leonardo Bonuçi
Rahem Sterling
1 NOMINIM
Cesar Azpilicueta
Nicolo Barela
Xhorxho Kielini
Ruben Dias
Xhanluixhi Donnaruma
Bruno Fernandesh
Fil Foden
Erling Haland
Zhorzhinjo
Romelu Lukaku
Simon Kjaer
Lauto Martinez
Gerard Moreno
Mejson Maunt
Pedri





