Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se një 70-vjeçar nga Kruja, i cili ishte në terapi intesive është shëruar nga COVID-19.

Në një postim në Facebook, Manastirliu thotë se deri tani falë punës së stafit mjekësor të infektivit janë shëruar 30 pacientë që kanë qenë në terapi intesive.

“Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!

Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi.

Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit”, shkruan Manastirliu.