30 shkolla të reja do të hapin dyer në të gjithë vendin në ditën e parë të shkollës, më 8 shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se këto shkolla do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues

Më tej, kreu i qeveris shprehet Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri”

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues.

Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri.