30 persona janë shoqëruar nga policia në portin e Durrësit. Të shoqëruarit në komisariat janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.

Shoqërimet lidhen me një kontenier bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.

Hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.

Policia dyshon se brenda kontenierit mund të ketë pasur lëndë narkotike.