Gjykata e Durrësit ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë, për miratimin e arrestimit të përkohshëm, ndaj shtetasit Astrit Keçi, për qëllim ekstradimi për shkak të dënimit të dhënën në ngarkim të tij me vendimin penal të Gjykatës së Apelit Milano me të cilin është dënuar me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale "Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëve".
Pasi u njoh me akuzën trupi gjykues në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, caktoi masën arrest me burg me qëllim ekstradimi. Astrit Keçi u arrestua nga policia tre ditë më parë për llogari të shtetit italian pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.





