BRITANI, 06 mars 2013 – Drejtësia britanike ka dënuar më 30 vite bukur 4 anëtarët shqiptarë të bandës së kokainës, Albert Dumani, Albert Memia, Fabion Ponari dhe Gjergj Pjetri.
Mediat vendase raportojnë se Albert Dumani, 23-vjec nga Kosova është dënuar me 12 vite burg, 25-vjeçari Albert Memia nga Shqipëria me 10 vite burg, 23-vjeçari Fabion Ponari nga Shqipëria me 5 vite burg, si dhe 28-vjeçari Gjergj Pjetri nga Kosova me 3 vite burg.
Pjesëtarët e rrjetit shqiptar të drogës u arrestuan rreth një muaj më parë. Banda mësohet se operonte në një shtëpi të sigurtë në Kinning Park, Glasgow.
Shefi i bandës, Arben Dumani, nisi jetën e tij të re në Skoci në moshën 10-vjeçare si një fëmijë plot ëndrra, për t’u kthyer në shefin e një bande të rrezikshme, që “e përmbyti Skocinë me një det kokaine”, vlera e së cilës arrinte në 1.2 milionë sterlina.
Gjithë historia nisi në vitin 1999, kur Albert Dumani drejtonte bandën e kokainës, e cila përbëhej edhe nga tre shqiptarë të tjerë, përkatësisht 25-vjeçari Albert Memia, 23-vjeçari Fabion Ponari dhe 28-vjeçari Gjergj Pjetri.





