Dhunohet një efektiv policie brenda komisariatit të policisë Durrës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, teksa policia njofton se ka vënë në pranga 30-vjeçarin nga Fieri që kundërshtoi me dhunë policin.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasin J. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, në ambientet e DVP Durrës“, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.