Një turist 30-vjeçar është goditur për vdekje nga një zile e madhe e kishës gjatë një tradite spanjolle. Aksidenti i pabesueshëm ndodhi mëngjesin e sotëm para orës 7:30 të kur viktima ishte duke vizituar kullën e një kishe në El Pinell de Brai, Tarragona.
30-vjeçari ka ndërruar jetë sapo është goditur nga zilja e Kishës që binte për të lajmëruar ceremoninë. Menjëherë mjekët u përpoqën ta shpëtonin por pa sukses. Po ashtu në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip zjarrfikës për të marrë trupin e tij.
Gjithashtu në vendngjarje u thirr edhe një ekip psikologësh për të mbështetur familjen dhe miqtë e tij. Ndërsa Kryetarja e Pinell de Brai, Laura Vallespí, shpalli tre ditë zie pas vdekjes së të riut, i cili ishte nga qyteti i Terra Alta. Edhe festimet e Santa Magdalenës janë pezulluar.
“Ka pasur gjithmonë një traditë të bie ziles për Santa Magdalenën. Fatkeqësisht, kjo nuk përfundoi mirë sot”, tha ajo.