Policia e Durrësit ka shoqëruar në polici një djalë të moshës rreth 30 vjeç, pasditen e sotme.

Kanë qenë qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë denoncuar në polici se pranë shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, një djalë i ri ngacmonte një vajzë të mitur të kësaj shkolle.

Të pyetur nga “DurrësLajm”, burimet zyrtare të Policisë së Durrësit, bëjnë me dije se është shoqëruar në polici i riu, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Dyshimet e para janë së 30-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një vajzë të moshës 12-13 vjeç.

Të njëjtat burime konfirmuan se nëse do të rezultojë nga hetimi se e mitura është ngacmuar seksualisht, do të pritet fletë-arresti për 30-vjeçarin e shoqëruar në komisariat. Psikologia e policisë është duke marrë në pyetje të miturën për të sqaruar rrethanat.