Një 30-vjeçar është larguar nga banesa e tij në lagjen nr.13 në Durrës, ndërsa familjarët nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet.
“DurrësLajm” mëson se 30-vjeçari Bledar Beqiri është larguar ditën e djeshme, më 26 korrik, në orën 21:30.
Mësohet se Bledari në momentin që është larguar nga shtëpia kishte veshur një palë tuta të shkurtra plazhi ngjyrë jeshile dhe një kanatiere të bardhë.
Familjarët kanë bërë dhe denoncimin përkatës në polici, ndërkohë kërkohet edhe ndihma e qytetarëve që të telefonojnë forcat e rendit nëse kanë ndonjë informacion të mundshëm.






