Një shqiptar është dëbuar nga territori italian.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Albert Veshi i cili u shoqërua nga Agjentët e Komisariatit të Sessa Aurunca deri në Brindisi ku u hip në një traget dhe u nis për në Shqipëri.
Mediat italiane raportojnë se Albert Veshi, tregtar droge, e ka të ndaluar që të kthehet më në Itali, pasi në të kundërt arrestohet.
30-vjeçari, i cili qëndronte pa dokumente në Itali, u kap me 20 gramë kokainë të pastër dhe 1500 euro, të ardhura nga shpërndarja e drogës.





