Një aksident i rëndë është regjistruar të premten në Itali ku për pasojë gjeti vdekjen një 30-vjeçar shqiptar. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, të premten në Forli.

I riu shqiptar po lëvizte me monopatinë kur u godit nga një makinë e drejtuar nga një 60-vjeçar. Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë pas më shumë se 24 orësh.

Aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të errësirës dhe motit të keq. Trupi i pajetë është ende në dispozicion të organeve të drejtësisë për autopsi. I riu shqiptar ishte baba i një djali 6-vjeçar.