Një 30-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Durrës dhe nuk është kthyer më.

Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale T.D.

“Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.