Një tjetër rast dhune është regjistruar në një familje në Durrës gjatë 24 orëve të fundit, ku viktimë është sërish një grua, e keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj.
Policia njofton se “më datë 25.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E. Sh., vjeç 30, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti E. Sh., vjeç 33, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj”.
Po ditën e djeshme, një tjetër rast dhune u denoncua në komisariatin e Durrësit, ku një 33-vjeçare ishte dhunuar nga kunata e saj 27-vjeçare.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





