SHBA, 25 gusht 2014  – Dy vajza të moshës gjashtë dhe tetë vjeçare u përdhunuan për muaj me radhë nga nëna e tyre 29 vjeçare Amanda Arellano, dhe nga 30 vjeçari Daniel Kelly Copeland.

Nga fillimi i shtatorit të vitit 2011 dhe deri në 18 janar të vitit 2012, dy vogëlushet ranë pre e abuzimeve seksuale të dhunshme, në shtëpinë e tyre në Macon të Georgia (SHBA).

Çifti kishte vendosur që në lojërat e tyre erotike të përfshiheshin edhe të voglat, të cilat përveçse detyroheshin të kryenin akte seksuale, fotografoheshin nga dy pedofilët.

Shpesh detyroheshin që të shikonin nënën dhe të dashurin e saj duke bërë seks. “Ju tregojmë se çfarë bëjnë të rriturit”, iu thoshte gruaja vajzave.

Por provat dhe dëshmitë e makthit të përjetuar nga dy vogëlushet, shokuan së tepërmi sallën e gjyqit Bibb County Superior Court, ku u zhvillua procesi gjyqësor, ku u dëgjua se si nëna i bllokonte vajzat për të lejuar që i dashuri i saj ti përdhunonte.

“Me këtë veshje nuk kam fyer kurrë njeri. Por ajo është ku… më e ulët që kam parë ndonjëherë”,deklaroi gjyqtari Howards Simms.

Gruaja u dënua me 30 vjet burg për përdhunim dhe abuzim me të miturit. Gjithçka u zbulua, kur babai i vajzave mësoi se çfarë ndodhte në shtëpi. Muaj më parë Daniel u dënua me 25 vjet burg.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah’/