30 vjet burg. Kjo është pretenca e prokurorisë për Veronica Panarello, gruan e re që akuzohet për vrasjen e djalit të saj 8 vjeç, Loris Stival.
“Egocentrike, gënjeshtare dhe manipuluese” janë këto përkufizimet, që prokurori i çështjes jep në përfundim të hetimeve mbi Panarello-n.
Ngjarja për të cilën akuzohet Panarello tronditi opinionin publik italian dy vite më parë.
Vogëlushi u gjet në një zonë të braktisur i vdekur dhe me duart e lidhura me fasheta.
Nga hetimet e policisë dhe prokurorisë dyshimet kryesore u hodhën mbi nënën e vogëlushit, si autorja e këtij krimi makabër.
Por tashmë kur rrezikon të dënohet me shumë vite burg, gruaja e re pretendon se djali i saj është mbytur nga vjehrri i saj, Andrea Stival, me të cilin ajo pretendon se kishte një lidhje.
Sipas saj, 8 vjeçari e kishte kuptuar lidhjen mes gjyshit dhe nënës së tij dhe prandaj u vra.
Tashmë pritet që gjykata të shpallë vendimin përfundimtar për këtë çështje që ka mbajtur me frymën pezull opinionin publik italian për vetë makabritetin e krimit.
Nese provohet se ka qene vetem bashkepunetore ne krim, Veronica rrezikon vetem 3 vite burg.





