Familja Kosturi ka 187 dynymë tokë të trashëguara nga të parët e tyre në zonën e Shkozetit. Por mbi pronën e tyre kanë ndërtuar dhjetëra familje shtëpitë e tyre.

30 vjet kanë dy trashëgimtaret  Kosturi në Durrës që po sorollaten për të marrë pronat e trashëguara nga të parët e tyre.

30 vjet që në dyert e gjykatave nuk kanë gjetur zgjidhje, ndërkohë që nuk shikojnë ansjë dritë në fund të tunelit, që pronat e trashëguara do të shkojnë tek i zoti.

Në vitet e para të demokracisë, procesi i kthim kompensimit të pronave nisi të merrte rrugë, por më pas ky proces u ndërpre, ndërkohë që në gjykatë gjyqet janë pa mbarim.

Dy pinjollet e familjes Kosturi, Dushe e Myrvete thonë se pronat u janë zaptuar nga ata që erdhën nga qytete të ndryshme.

“Ata që zaptuan janë bërë pronarë të ligjshëm, ndërsa pronarët e vërtetë nuk kanë përfituar asgjë.”

Të paligjshmit janë bërë të ligjshëm ndërsa në dyert e drejtëisë vetëm drejtësi nuk gjejnë!

K.H.