Një 77-vjeçare ka jetuar për 30 vjet me rradhë me mumjen e së ëmës në shtëpi. Kur policët kanë hyrë në apartament, janë përballur me një të papritur të tmerrshme, kufomën e mumifikuar të nënës së gruas së moshuar.
Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Mykolaiv, Ukrainë.
Kufoma ishte e veshur me një fustan të bardhë, këpucë blu dhe çorape jeshile. Mumja ndodhej në të dhomë në mbyllur me çelës. Gruaja 77-vjeçare është gjetur përtokë, me këmbët e paralizuara.
Mësohet se gruaja nuk fuste në shtëpi asnjë person, ndërkohë që fqinjët i linin shpesh ushqime para derës së apartamentit. Ajo është dërguar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin e pabesueshëm.





