Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar sot 30-vjetorin e formimit të Partisë Demokratike.
Basha ka postuar një video në Facebook, krahas së cilës shkruan se përgjatë këtyre viteve, PD ka qenë zëri i qytetarëve shqiptarë.
Në video shfaqen disa fragmente të revoltave të PD, që nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, e deri te futja e Shqipërisë në NATO.
“30 vjet për demokracinë, gjithmonë zëri i shqiptarëve”-shkruan Basha.





