Të gjitha grupet e bashkisë së Durrësit, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat që u përmbytën një ditë parë në Durrës.

Në një përditësim të situatës, kryebashkiakja Emiriana Sako thotë se aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durresit te Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë IEVP-së.

Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull.

Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika.