25 janar 2014 – Policia e Tiranës, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale plot 300 kg kanabis, ndërsa ishin të fshehura në një furgon. Furgoni me 300 kg kanabis u zbulua në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ndërsa në pranga kanë rënë pesë persona, mes tyre edhe një vajzë.
Kapja e pesë personave, përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike kanabis sativa. Personat e shoqëruar në polici janë 4 djem dhe një vajzë, të gjithë banues në Tiranë: Kristina.Q, 20 vjeç, Santiago.S, 20 vjeç, Orgest.S, 27 vjeç, Miguej.G, 19 vjeç dhe Arbër.C, 27 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit këtyre shtetasve u janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sattiva, një shumë parash, e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, një automjet tip furgon ku u gjend dhe lënda narkotike





