Kylie Jenner është miliardere, por nëna e saj sërish shqetësohet për shpenzimet e saj. Sipas “Page Six”, Kris Jenner-it nuk i pëlqen që e bija shpenzon shumë para.

Por për çfarë shpenzon Kylie?

Sipas raportimeve, 24-vjeçarja harxhon 300 mijë dollarë në muaj për veshje, 300 mijë deri në 400 mijë në muaj për sigurimin dhe shumë të tjera për vilat e saj; 5 milionë dollarë në vit për mirëmbajtjen e avionit të saj privat etj etj.

Kylie ndërkaq ka investuar 80 milionë dollarë në vilat e saj në disa vende të ndryshme.