Policia italiane ka arrestuar një shqiptar që po drejtonte një furgon me të cilin transportonte 50 kg marijuanë.

Mediat italiane raporojnë se u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis Ismailaj, 29 vjeç. I riu mendohet të jetë korrieri që ishte ngarkuar me detyrë të bënte transportin e drogës destinuar për tregun vendas.

Policia ishte sinjalizuar për transportin dhe u vu në ndjekje të mjetit. Por ajo që e fundosi shqiptarin ishte reagimi tejet i nervozuar kur pa policinë që t’i afrohej për kontroll.

Brenda u gjet malli i fshehur, i cili sipas policisë kapte shumën e 300 mijë eurove në tregun vendas.