Sulmuesi i Bosnjë Hercegovinë, Ermedin Demirović, ka bërë një deklaratë të bujshme që tashmë mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë.
Para një ndeshjeje vendimtare, ai premtoi se do të paguante birra për të gjithë tifozët në stadium nëse skuadra e tij arrin kualifikimin në Kupën e Botës. “Po u kualifikuam, betohem se do të paguaj për të gjithë. Birrat do të jenë me shpenzimet e mia për tifozët në Shtutgartit. Do të ishte çmenduri”, u shpreh sulmuesi, duke ndezur entuziazmin te mbështetësit.
Por sa kushton ky premtim? Llogaritjet tregojnë se shuma mund të arrijë rreth 300 mijë euro. Nëse merret parasysh një pjesëmarrje mesatare prej rreth 60 mijë tifozësh në ‘MHPArena’ dhe një çmim prej afro 5 eurosh për një gotë birrë, shifra bëhet e konsiderueshme.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Bosnja do të sigurojë biletën për në Botëror dhe nëse Demiroviç do të detyrohet të mbajë këtë premtim spektakolar, që mund të kthehet në një festë të paharrueshme për tifozët.





