Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në ‘Facebook’ iu bën thirrje të rinjve që duan t’i shërbejnë atdheut dhe vetes, të bëhen pjesë e FA-ve. 

Forcat e Armatosura të Shqipërisë ofrojnë 300 pozicione të lira për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër.

“Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur!

Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër.
Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje.

Për më shumë info vizitoni linkun më poshtë:
https://bit.ly/2MoTqBs

Bëni tag edhe shokët e shoqet!”, shkruan ministrja.