Shifra në rritje vijnë nga Greqia. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3038 raste të reja me koronavirus si dhe 38 pacientë kanë ndërruar jetë.

Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht 336 persona ndodhen të intubuar.

Ndërkohë, që numri në total i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 69.675. 362 pacientë kanë lënë spitalin ne 24 oret e fundit. Kujtojmë se deri më tani nga ky virus kanë humbur jetën 997 persona.