RUSI, 20 mars 2013– Sipas të dhënave të fundit, në Rusi 306 vetë kanë humbur jetën për shkak të ngricave. Shumica e viktimave është regjistruar në qarkun e Tjumenit që numëron 66 persona të vdekur nga i ftohti, 50 persona në qarkun e Çeljabinskut, 26 në Burjatia dhe 25 në qarkun e Altait.
Në Moskë që nga fillimi i motit të ftohtë nga hipotermia dhe morthi kanë vdekur 11 persona, ndërsa gati 300 të tjerë kanë paraqitur komplikacione të ndryshme dhe janë drejtuar për në spital për ndihmën e parë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





