18 tetor 2015 – Lajm i çuditshëm dhe që lë vend për shumë diskutime ai që vjen nga Italia, ku një ndeshje kampionati për 14-vjeçarët u ndal nga gjyqtari i ndeshjes, kur rezultati ishte 31-0. Ndeshja, që duhej të zgjaste 60 minuta, luhej në fshatrat e Bolonjës dhe përballë ishin Ponte Ronka dhe Persiçeto 85.
Kur Persiçeto kryesonte 31-0, me pak minuta nga fundi, gjyqtari 20- vjeçar nga Bolonja vendosi të ndalte ndeshjen, për të evituar turpërimin e mëtejshëm të skuadrës humbëse, dukshëm inferiore.
Megjithatë, ky gjest fisnik nuk i është falur nga shoqata e gjyqtarëve, sepse gjyqtari është pezulluar, për shkak se ka ndalur ndeshjen pa asnjë arsye të vlefshme dhe për pasojë ndeshja duhet të riluhet!
/portali DurresLajm/