Gjatë natës së mbrëmshme qarku i Elbasanit është gjendur në temperature të ulëta, nën zero gradë, gjë që ka sjellë ngrica.
31 qytetarë kanë pësuar fraktura gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pranisë së akullit në rrugë dhe trotuare, ku katër raste me fraktura më të rënda janë nisur drejt Spitalit të Traumës.
Aktualisht situata në rrugët e qytetit paraqitet problematike si pasojë e ngricave, ndonëse institucionet kanë hedhur kripë dhe skorie në rrugë.





